Noka: Aktet e SPAK-ut, drejtësi me regji politike

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 20:41 | Politikë

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së Rithemelimit, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se SPAK-u po bën “drejtësi me regji politike”.

“Është një sulm kundër opozitës, tentativë për të bllokuar aksionin opozitar. Ka një sinkron mes qeverisë dhe SPAK-ut. Qeveria merr masa për të ashpërsuar masat disiplinore ndaj deputetëve, për t’i hequr mandatin për 2 muaj; ndërsa SPAK sulmon kreun e opozitës, që të bllokojë aksionin opozitar dhe paralizimin e opozitës. SPAK dhe Rama janë në sinkron të plotë në luftën ndaj opozitës. Është e dhimbshme që sot SPAK-u është fytyra e drejtësisë së re politike”, tha Noka.

“Nuk është rastësi që Sali Berishës i vjen kjo goditje kur ka nisur të flasë për inceneratorët. Nuk është rastësi që vjen ky sulm pas bashkimit të grupeve parlamentare”, shtoi Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos