Reagimet e ambasadave, Berisha: Mosbindja civile u “hapi sytë” ndërkombëtarëve për Ramën

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 20:04 | Politikë

Reagimet e ambasadave, Berisha: Mosbindja civile u “hapi sytë”

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në “Ditari” i A2CNN se si e sheh ai qëndrimin e selive diplomatike në Tiranë, për situatën parlamentare në vend dhe aksionin e opozitës.

Berisha tha se reagimet e tyre i shkojnë për shtat mbrojtjes së Kushtetutshmërisë së vendit. Sipas tij ndërkombëtarët kanë arritur të kuptojnë nga mosbindja civile e opozitës, se Edi Rama është një diktator që s’pyet për rregulla e ligje.

Shumë mirë. Në mbështetje të Kushtetutshmërisë së vendit. Se si ambasada amerikane, gjermane britanike e tjera me radhë e kanë të qartë se nuk mund të ndalohen kurrë kontrollet parlamentare të ekzekutivit. Ata ,mbështesin parimet themelore të një vendi të lirë. Mjaftoi kjo mosbindje civile në Kuvend për të nxjerrë Edi Ramën siç është një narkodiktator që nuk pyet për kushtetutë, rregulla e të tjerë. Unë merrem me principet, por ky principi i kontrollit paraletrar të ekzekutivit është princip themelor i një vendi të lirë. Sovraniteti i brendshëm i çdo vendi ushtrohet, s’është gjë tjetër veçse fuqia e qytetareve për të kontrolluar pushtetin e qeverisë dhe kjo ushtrohet nëpërmjet deputetëve. Në këtë kontekst refuzimi i Edi Ramës dhe urdhërimi për të bllokuar këtë të drejtë kushtetuese, është dëshmi e tmerrit të tij nga kontrolli parlamentar dhe frika e tij nga krimet që ka kryer.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos