Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim, duket se është një nga ata që nuk ka arritur ta kapë dot mandatin e deputetit.
Sali Berisha u pyet në konferencën e së mërkurës për mediat për listën e hapur, duke thënë se Meta është duke u luftuar egër nga armiku Edi Rama.
“Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe. Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem.
Për sa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.
Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është”, tha Berisha. (A2 Televizion)