Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kartelet shqiptare të drogës menaxhohen nga një i shumëkërkuar për trafik kokaine, shtetasi paraguaian Diego Benitez.
“Për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë, narkoterroristët dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare. Janë narkoterroristët shqiptarë ata të cilët kontrollojnë dhe të kontrollosh çmimin në Europë do të thotë të jesh aksioner kryesor, do të thotë të jesh furnizues kryesor. Pra në këtë betejë kundër kreut të organizatës kriminale shqiptare që e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e narkoterroristëve shqiptarë dhe ndërkombëtar për larjen e parave, që trupëzon në kulla miliardat e krimit, që narkoterroristët shqiptarë sigurojnë me narkoterrirostët e Venezuelës, Brazilit, Bolivisë, Uruguajt, Meksikës, Paraguajt. Vetëm Diego Benitez kumbar kryesor që sipas dokumenteve zyrtare menaxhon 14 klane shqiptare. Asnjëri nga ne këtu që jemi, po të na thonë ulu e shkruani pak 14 klane nuk i shkruajmë dot se nuk ua dimë emrin dhe që merremi çdo ditë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, përcjell A2 CNN.
“Kurse dokumentet zyrtare tregojnë se, Diego Benitez bashkëpunon, e ky është vetëm një i Paraguait që qarkullon 350 ton kokainë në vit. Vetëm ky menaxhon 14 klane droge shqiptare. Tani imagjinoni ju Benitezit e tjerë se sa menaxhojnë. Dhe këto janë grupi Bolivi, Uruguai, Paraguai e Brazil. Nuk është Kolumbia ku Edi Rama ka rrënjë të thella me famëziun Genti Xhixha. Genti Xhixha është i dokumentuar i lidhur me kartelet e Bolivisë, bashkë me Olsi Ramën pastaj, siç është faktuar nga dosja që e fsheh Altin Dumani. Pra pse u ndala në këtë hyrje. Nuk është vetëm akti terrorist ndaj Xhelal Mziu dhe familjes së tij, por është një problem shumë më madh. Dhe ky problem madhor është në qëndrimin e Ramaduros në parlament ndaj opozitës. Ja nga se diktohet”. (A2 Televizion)