Sali Berisha ishte në tregun artizanal të Krujës ku zhvilloi biseda të ndryshme me qytetarët, teksa ndau me ta edhe pjesë të programit elektoral të Partisë Demokratike, shkruan A2 CNN. Berisha kërkoi që të mbahet shënim kushdo që bën presion për votën, duke garantuar se pas zgjedhjeve do të trajtohet si terrorist.
“Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)