Berisha: Lamallari mashtron qytetarët, Ylli Zalla u dorëzua vetë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2026, 12:16 | Politikë

Berisha: Lamallari mashtron qytetarët, Ylli Zalla u dorëzua vetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot përmes një konference për mediat lidhur me arrestimin në Fushë-Krujë të të shumëkërkuarit Ylli Zalla.

Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Albán Lamallari, se po mashtron qytetarët për mënyrën e arrestimit të Zallës, duke pretenduar se ai nuk është arrestuar nga policia, por është dorëzuar vetë.

Duke komentuar edhe disa ngjarje të fundit kriminale në vend, Berisha tha se Shqipëria është “totalisht në duart e krimit”, ndërsa kritikoi mënyrën se si, sipas tij, policia dhe qeveria kanë reaguar ndaj rasteve të fundit.

Këto ditë u provuan shqiptarëve se vendi është totalisht në duart e krimit. Në Sarandë, ai që duhet të luftojë krimin, shkon në diskotekë dhe në akte të palejueshme shqetëson qytetarët në lokal, detyron badigardët ta nxjerrin si një rrugaç jashtë lokalit dhe pastaj vërsulet policia kundër tyre. Në Elbasan, siç e patë ju, ditën për drekë, para kamerave, para gjithë qytetarëve, vrasësi i vendos pas kokën tytën e revoles viktimës, pa asnjë lloj hezitimi apo shqetësimi. Pas arrestimit, fillon përbaltja edhe e kriminelit, edhe e viktimës, në përputhje me doktrinën ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit’. Një i shumëkërkuar, Ylli Zalla, i vendosin tritol në banesë dhe bën konferencë shtypi para shtëpisë së rrënuar nga tritoli. Akuzon policinë si autore e mundshme e tritolit. Lamallari mashtron qytetarët, thotë se e arrestuan, ndërkohë Zalla u dorëzua vetë. Se si mund të ketë dorëzim tjetër se sa të dalë në konferencë shtypi, vetëm mendja bosh e Lamallarit mund ta cilësojë arrestim. Ai u dorëzua”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos