“Berisha më i miri”, Floriana Garo rrëfen marrëdhënien me liderin e PD

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 10:17 | Politikë

Berisha është më i miri në Partinë Demokratike. Kështu u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në Dita Jonë në A2 CNN teksa ka rrëfyer marrëdhënien me liderin demokrat. E pyetur nëse Berisha duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër në parti, Garo u përgjigj se nuk është kreu demokrat problemi në PD.

“Mund të them që zoti Berisha nga çfarë unë kam parë në PD. Unë besoj që është më i miri në PD, e them me plot bindje, jo si zëdhënëse e PD. Ai është me dritë-hije. Ka gabimet e veta, por ai punon më shumë se kushdo tjetër, ka forcë karakteri më shumë se kushdo  dhe nuk mendoj që Berisha është problemi i PD, siç mund ta thonë të tjerë. Gara është e hapur kush të dojë të garojë. Shumë thonë që garoj, po të iki Berisha, kjo nuk është e drejtë”, tha Garo në A2 CNN.

Teksa foli për marrëdhënien me Berisha ajo theksoi se në shumë raste e kërkon mendimin e saj, por vendimet i merr vetë. Ajo e përshkroi liderin demokrat si jo shumë të lexueshëm, ndërsa të tjerët në PD sipas saj nuk janë të drejtpërdrejtë dhe të hapur me të.

“Mendoj që e kërkon mendimin tim me raste të caktuara. Në disa përudha ai do ta dijë se çfarë mendoj dhe ka momente që është shumë i qartë. Nuk është shumë i lexueshëm si natyrë. Ai do mendim, vendimet i merr vetë. Por do ti dëgjojë mendimet e të tjerëve. Brenda partisë jo të gjithë janë të drejtpërdrejtë e të hapur me të”.

Garo foli edhe për karrierën e saj politike të cilën e sheh si një shërbim ndaj njerëzve.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos