
Xhelal Mziu është përballur në Off the Record me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.
Deputeti demokrat insistoi për gazetarin Danglli se eksponentët kryesore të këtij subjekti që përfaqëson Muçi punojnë në administratë.
“Partia që ju përfaqësoni punon në administratë shtetërore. Eksponentët kryesore të Lëvizjes Bashkë janë në pushtetin qendror dhe vendor. Nuk dua ta ul nivelin. Gjatë këtyre seancave kartoni i kolegut ka qenë si mazhoranca”, tha Mziu.
Demokrati Mziu foli dhe për sistemin zgjedhor, për të cilin akuzoi mazhorancën se ka vepruar me forcën e kartonëve.
“Sot kemi një sistem zgjedhor që e ka larguar deputetin nga votuesi. Absolutisht PD nuk ka qenë me këtë sistem që ne kemi sot. Ne gjatë legjislacionit që kaloi kishim dy komisione për reformën zgjedhore dhe administrative. Të dyja nuk bënë asgjë. Mazhoranca nuk i konsideroi propozimet tona. Ne kemi kërkuar prapë ngritjen e këtyre komisioneve. Duhet një marrëdhënie proporcionale në këto komisione. Por edhe kolegu ka të drejtë të jetë dhe të japë mendim, por jo të vendosë”, tha Mziu në A2 CNN. (A2 Televizion)
