Çmimi i biletës së autobusit, Mziu - Muçit: Do të sjell në protestë edhe këshilltarët e PD në Bashkinë Kamzë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 22:46 | Politikë

Rritja e çmimit të biletës së urbanit nga 40 në 50 lekë ka shkaktuar debate mes deputetëve opozitarë Xhelal Mziu nga PD dhe Redi Muçi, Lëvizja Bashkë, në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Deputeti demokrat deklaroi premtoi se do të marrin pjesë edhe këshilltarët e PD-së në protestë në Bashkinë Kamzë. “Do të marr pjesë edhe unë. Do të shkoj për çdo gjë që është në të mirë të qytetarëve. Edhe anëtarët e këshillit bashkiak do t’i sjell në protestë”, tha Mziu.

Ndërkohë, deputeti Redi Muçi u shpreh se problemi nuk zgjidhet në rrugë. “Nuk është çështja e protestës. Kjo çështje duhet të ngrihet në këshillin bashkiak”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos