“Rama e ka nënshtruar PS” - Gazetari: Duhet të bashkohen rrymat e opozitës për rrëzimin e Ramës

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 22:08 | Politikë

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit, deklaroi se qeverisja e Edi Ramës ka shndërruar Partinë Socialiste në një forcë të nënshtruar dhe pa zë kritik. Sipas tij, mënyra e vetme për të përballuar pushtetin aktual është bashkimi i plotë i rrymave opozitare.

“Nëse do të isha lider i opozitës, nuk jam për skenarë radikale. Jam partizan i qarkullimit të elitave, edhe kur punojnë mirë, sidomos në një parti 30-vjeçare”, tha Dedaj, duke nënvizuar se PD vuan akoma nga figurat e vjetra që qytetarët i kanë të ngulitura në memorie, shkruan A2 CNN.

Ai paralajmëroi se Partia Demokratike nuk mund t’i bëjë ballë “autokracisë aktuale” vetëm me simpatizantët e saj. Sipas Dedajt, opozita duhet jo vetëm të fitojë mbështetjen e qytetarëve, por edhe të rikthejë legjitimitetin ndërkombëtar.

“Partitë e reja kanë të drejtën të krijojnë identitet, por identiteti i tyre është të jenë kundër PD-së. Unë nuk e pranoj këtë kontradiktë, sepse pa u bashkuar këta, kjo autokraci nuk rrëzohet”, theksoi gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos