Shqipëri-BE, A2 CNN zbardh agjendën e Komitetit të Stabilizim-Asociimit: Fokusi tek integrimi dhe sundimi i ligjit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 09:04 | Politikë

Shqipëri-BE, A2 CNN zbardh agjendën e Komitetit të

A2 CNN ka zbardhur agjendën e takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, i cili zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë.

Takimi do të hapet nga bashkëkryetarët Taulant Balla dhe Marco Tarquinio, për të vijuar me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, ambasadoren e Irlandës në Shqipëri, znj. Ciara O’Floinn, në emër të Presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së dhe ambasadoren e Bashkimit Evropian Sofia Moreira De Sousa.

Në agjendën e sesionit të parë janë përfshirë çështje të rëndësishme për procesin e integrimit, mes tyre roli i Kuvendit në anëtarësimin në BE, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë sesionit të dytë do të diskutohen ekonomia, turizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, si dhe të drejtat themelore dhe liria e medias. Në fokus do të jenë gjithashtu marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Takimi i parë zhvillohet në Tiranë, ndërsa më 22 shtator delegacioni do të vizitojë Vlorën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos