Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 08:42 | Politikë

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të

Zhvillohet sot në Tiranë takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian.

Partia Demokratike njoftoi se përfaqësuesit e saj do të paraqesin qëndrimet e opozitës mbi çështje që lidhen me korrupsionin, krimin, lirinë e medias, të drejtat e njeriut, ekonominë, turizmin dhe procesin e integrimit evropian.

Sipas PD-së, në takimet me eurodeputetët do të diskutohet edhe roli i Kuvendit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komiteti zhvillon sesionin e parë në Tiranë, ndërsa të martën delegacioni i europarlamentarëve pritet të vizitojë zonën e Zvërnecit.

Kjo vizitë në Zvërnec vjen pas ndërgjegjësimit të komunitetit ndërkombëtar nga protestat e qytetarëve kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura dhe jo vetëm.

Shfuqizimi i ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, tashmë i dorëzuar si iniciativë në Kuvend nga Partia Demokratike, është kërkesë kryesore e Bashkimit Evropian për procesin e integrimit.

PD theksoi se gjatë vizitës do të trajtohen edhe çështje që lidhen me zonat e mbrojtura dhe iniciativën e saj për shfuqizimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këtë Komitet janë: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Bardh Spahia, Ivi Kaso dhe Igli Cara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos