Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 12:11 | Politikë

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të Partive Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik.

Berisha denoncoi presionin e qeverisë ndaj mediave, duke kujtuar rastin kur një televizion kritik ndaj qeverisë u rrethua nga policia dhe ushtria, ndërsa kompjuterët me dosje kundër ministrave u sekuestruan. Lideri demokrat tha se edhe në Parlament janë shkelur hapur Kushtetuta dhe rregullat, pasi programi i qeverisë u votua në vetëm 28 minuta pa debat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij tha se qeveria ka ngritur një sistem përgjimi dhe censure, ndërsa kryeministri sillet si “emir” që shkarkon kryebashkiakë sipas dëshirës, duke eliminuar autonominë vendore.

Berisha u ndal edhe te lidhjet me kartelet e drogës, duke theksuar se antimafia italiane ka zbuluar një takim të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba me bosët e drogës për të investuar në Shqipëri. “Kartelet shqiptarë përcaktojnë çmimin e kokainës në Europë. Vetëm dy persona trafikonin 28 ton kokainë nga Paraguai në Roterdam e Antuerp”, tha Berisha. “Një shtet narkotik nuk është vetëm kërcënim për kombin ku ndodhet, por për rajonin dhe Europën”, përfundoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos