Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 20:34 | Politikë

Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%

Nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha prezantoi edhe njëherë përpara të pranishmëve programin ekonomik i cili sipas tij do të nxjerrë vendin nga varfëria.

Teksa premtoi shtim të buxhetit të shëndetësi dhe arsim, Berisha u shpreh se me marrjen e drejtimit të vendit, çmimi i karburantit do të ulet me 40%, gjë që sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.

Fjalimi i Berishës

Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro.

Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra.

Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.

Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve.

Vendosim rrogën minimale 500 euro.

Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.

Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane.

Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë.

Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.

I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion.

Do marrin aq sa marrin fermerët në Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi.

Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi.

Kullimi, vaditja, mirëmbajtja dhe ruajtja e tokës, do të marrin investime të mëdha. Pra do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos