Protesta e opozitës në foto

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 20:56 | Politikë

“Të bashkuar në betejë”, me këtë slogan ka nisur protesta e opozitës mbrëmjen e së enjtes, para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe lirimin e Sali Berishës. 

Mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestë. Përveç Policisë së Tiranës janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. policët janë pajisur me skafandra dhe mburoja.

Kërkesa për zgjatjen e protestës është bërë për deri në orën 24:00, por është miratuar për deri në orën 22:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos