Kreu i PD Himarë: Nuk jemi pyetur për kandidaturën e Petro Gjikurisë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 21:03 | Politikë

 

Kreu i PD Himarë: Nuk jemi pyetur për kandidaturën e Petro

Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Himarë, në një reagim në Facebook deklaron se u informua si të gjithë qytetarët nga mediat për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për zgjedhjet që do të zhvillohen në këtë bashki, më datë 4 gusht 2024.

Ajo thekson se dega e PD në Himarë as që është informuar dhe as është konsultuar sa i përket kandidaturës, por është vendosur “përpara faktit publik”.

Sipas saj, “nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se një viti intensiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj”.

Postimi i plotë:

Të dashur Himariot dhe Himariote!

Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.

Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimarrje politike.

Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.

Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.

Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!

Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.

Himara meriton vërtetësi!

Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos