Miratimin e heqjes së imunitetit të Sali Berishës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar si një akt që synon asgjësimin e opozitës. Në një deklaratë për gazetarët nga selia e kuqe, Meta tha se Kuvendi sot tregoi se funksionon me standarde të dyfishta.
“Shënon një përshkallëzim të përpjekjeve të qeverisë për asgjësimin e opozitës, vendim antikushtetues që kërkon të rikthejë Shqipërinë në kohën e partisë shtet dhe standardeve të dyfishta që ndjek ky kuvend, ndryshe për kryetarin e opozitës dhe ndryshe për përfaqësuesit e saj”, u shpreh Meta.
Ai nuk ka nguruar që të sulmojë edhe opozitën e Lulzim Bashës, të cilët sot munguan në seancë.
“Njëkohësisht pjesë e një programi për eliminimin e opozitës reale dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe ju e dini që pak ditë më parë u ndryshua rregullorja e Kuvendit, ku tani deputetët mund të përjashtohen deri në 2 muaj, një tjetër akt antikushtetuese”, përfundoi Meta.
Ky reagim, vjen pasi në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, me 75 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, duke i hapur rrugë arrestimit të tij me akuzën për korrupsion pasiv duke hapur kështu rrugën për arrestimin e tij. (A2 Televizion)