All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vendimi i Kuvendit ndaj Sali Berishës, reagon kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 10:49 | Politikë
All - Paragraf - 1

Vendimi i Kuvendit ndaj Sali Berishës, reagon kryetari i Grupit Parlamentar

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pasi me 75 vota pro, socialistët i hoqën këtë të enjte imunitetin Sali Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij.

All - Paragraf - 3

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës, pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike”, tha Bardhi.

“Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”, shtoi Bardhi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos