Berisha paralajmëron protesta para SPAK, Gjykatave dhe Kryeministrisë: Institucione të narko-shtetit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 10:49 | Politikë

Berisha paralajmëron protesta para SPAK, Gjykatave dhe Kryeministrisë:

Në 12 minuta fjalim, Sali Berisha i ka ftuar demokratët, mbështetës të tij në një betejë, në një qëndresë pa kthim në të gjitha institucionet, që sipas tij janë të kapura nga “regjimi i Edi Ramës”.

Ai theksoi se edhe pa imunitet do të vijojë të jetë udhëheqës i kësaj qëndrese, teksa u caktoi edhe një detyrë drejtuesve të degëve, kryetarëve të të gjithë hallkave drejtuese të PD-së. Ai kërkoi mobilizim të të gjithë anëtarësisë për protesta.

“Ne do protestojmë para Edi Ramës, do protestojmë para SKAP-it të partisë, para gjykatave të partisë, ne do protestojmë para gjithë institucioneve të narko-shtetit. Është koha të mobilizoni me të gjithë mundësitë dhe forcën anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, simpatizantët tanë, është koha të bëheni zëdhënës të atyre që duan të ngrohen për veprim, koha që të jemi në krye të atyre, në krye të guximtarëve, ju ftojmë që të vazhdojmë betejën tonë të pamposhtur dhe ju garantoj se siç dështoi regjimi i krimit të mposhtë opozitën më 9 shtator, do të dështojë sot”, përfundoi Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh i bindur për një fitore.

“Fitore!”, e mbylli Berisha fjalimin e tij, pasi Kuvendi i hoqi imunitetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos