Sali Berisha, në fjalimin e tij të përditshëm, iu drejtua pensionistëve duke u bërë thirrje që t'i bashkohen betejës së opozitës.
"U bëj thirrje pensionistëve shqiptarë, nuk meritoni kurrë një trajtim të tillë. Nuk them se një qeveri mund t’u shpërblejë ju ashtu siç e meritoni, por them se një qeveri ka detyrimin ligjor e moral t’u shpërblejë ju të paktën minimumi 2,5 herë më shumë se sot. Dhe u garantoj për këtë, garanci për këtë është fjala ime", deklaroi kreu i PD, shkruan A2.
"Ju e keni provuar, unë nuk them se morët atë që meritonit, por ju e patë që u dyfishuan të ardhurat, pensionet.
Dyfishimi është i paktë tani. Duhet rritur dy herë e gjysmë që ju mund të dilni në kafe të qetë, të mos numëroni kafshatën, të merrni në farmaci ilaçet që u duhen. Ndaj dhe bashkohuni, ngrihuni në krah me ne, bashkohuni në këtë betejë tuaj për veten tuaj, për mbesat dhe nipërit tuaj, për dashurinë që keni për këtë vend, për energjitë që keni shkrirë në Shqipëri. Askush më mirë se ju nuk e di se çfarë race, çfarë soji janë qytetarët hajdutë që pasurohen me pasuritë tuaja", shtoi Berisha. (A2 Televizion)