Kontroll për sigurimet e punonjësve, Rama në Durrës: Arsimi i së nesërmes janë shkollat profesionale

Nga Fjorela Beleshi
16 Shtator 2024, 20:00 | Politikë

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që ta çojë me tej projektin e tij për të ushtruar kontroll në bizneset për siguracionet shoqërore të punonjësve të tyre, që sipas tij deklarohen ndjeshëm më poshtë pagave reale.

Gjatë vizitës në shkollën profesionale në Durrës shefi i qeverisë tregoi që ky operacion do të ndihmojë skemën e pensioneve, raporton A2.

“Do nisim një operacion si me energjinë për siguracionet. I kemi më të ulëtat në rajon. Nuk mund ta lëmë rritjen ekonomike pa përfshirë edhe pensionistet.”

Rama i dha këshillë drejtuesve të shkollës që në marrëveshjet që lidhin me bizneset për nxënësit që të mësojnë në vendin e punës duhet të kujdesen që sipërmarrësit t’i paguajnë dhe t’i trajtojnë siç duhet.

“Mos ta marrë për banakier dhe t’i thotë shko më merr ujin atje.”

Shkolla profsionale është e ardhmja e arsimit në Shqipëri, tha Kryeministri, i cili propozoi që edhe në gjimnazet e përgjithshme të rishikohet mundësia për të marrë dije të zanatit, shkruan A2.

“Duhet të zgjerojmë më shumë shkollat, dhe në shkollat e përgjithshme mund të kemi ndryshime. Arsimi profesional nuk është kategoria e dytë. Me arsimin profesional ke zanatin. Ky është arsimi i të nesërmes për shumicën.”

Rritja e cilësisë në shërbim është e domosdoshme ,sipas shefit të qeverisë, për të joshur turistët që të rikthehen sërish në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos