LaCivita i bindur për fitoren: Berishës mund t’i zësh besë, Ramën do ta pushojmë nga puna

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 21:05 | Politikë

LaCivita i bindur për fitoren: Berishës mund t’i zësh

Strategu amerikan i fushatës së PD dhe ASHM, Chris LaCivita është i bindur se opozita do të dalë triumfuese në zgjedhjet e 11 majit që do të mbahen në Shqipëri.

Gjatë fjalimit të tij në mbylljen e fushatës në Lezhë, LaCivita u shpreh se Rama do të pushohet nga puna më 11 maj ndonëse do të përpiqet të përdorë çdo marifet për të qëndruar në pushtet.

“Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën. Do ti themi je i pushuar. Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë. Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet.Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj.

Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në.Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë. Por nga të gjitha drejtat që kemi, asnjë prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse ju nuk do të shkoni të votoni. Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë. Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë”, tha amerikani LaCivita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos