Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në Shqipëri si terroriste.
Rada bëri një krahasim të Berishës me Maduron në Venezuelë, duke shtuar që teza që SHBA nuk do të njohë zgjedhjet në Shqipëri është e kotë dhe mashtrim i madh.
“Berisha njësoj si Maduro, i cili tha që bandat shqiptare po na cenojnë sigurinë. Berisha frymëzohet nga lajmet e ditës për të bërë deklarata të tilla. Këta i thonë demokratëve që mos u zhgënjeni se ka një opsion që SHBA nuk do t’i njohë. Nuk kemi pasur dhe nuk do t’i kemi. Nuk është praktikë e SHBA që të njohë dhe mosnjohë zgjedhje. Ka bërë njëherë vaki në 1996, por nuk ka pasur një deklaratë”, tha Rada. (A2 Televizion)