Berisha tjetër sulm ndaj Ballës: I konfirmoi bandës se do ja çojë rivalët në SPAK

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 10:38 | Politikë

Berisha tjetër sulm ndaj Ballës: I konfirmoi bandës se do ja

Nga godina e SPAK, kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet ndaj Taulant Ballës, për të cilin thotë se ka qenë në shërbim të bandave.

Sipas Berishës, ish-ministri Balla i siguronte bandës së Elbasanit se rivalët do t’ua çonte në SPAK, duke ndikuar në këtë mënyrë në institucionet e drejtësisë.

“Ne jemi opozitë dhe beteja për votën e lirë është betejë e betejave. Kriminelët e votës së lirë janë ministrat. Vazhdon historia e Taos i cili pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve, vazhdon krimin zgjedhor. Por këtë herë bashkëpunëtor ka SKAP-in e partisë. Më 17.11.2020 Target njoftoi se Bujari takoi Taon dhe i konfirmoi se kundërshtari i SPAK do të shkojë në SPAK me 100% siguri.

Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao dhe pastaj çohen për t’u ekzekutuar. Në një datë tjetër thuhet se të gjithë e kanë bllokuar Taon se nëse nuk e bën këtë gjë, nuk e kanë në krah. Një ditë më votë Target informon të njëjtin Pin se i thanë Taos ose bëje këtë gjë ose nuk do të lejojmë zgjedhje. A e kuptoni ku qëndroni fati i zgjedhjeve. Të gjitha urdhërohen nga banda”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos