Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Berlin do të organizohet Panairi i Turizmit, ku do të prezantohen bukuritë e vendit tonë.
Lajmin shefi i qeverisë e ka bërë të ditur përmes një video të krijuar me inteligjencë artificiale të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke folur në gjuhë të ndryshme të botës, teksa prezanton vendin tonë, shkruan A2 CNN.
Rama thotë po ashtu se në video të ndryshme që do të publikojë gjatë këtij panairi, do të shihet shpesh duke folur gjuhë të ndryshme të cilat nuk i di, por që janë gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.
“Mirëmengjes dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama. (A2 Televizion)