Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të qeverisë së Edi Ramës dhe karteleve të drogës, që sipas kreut të PD-së, kontrollohen nga kryeministri.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për media, ku tha se Rama u damkos nga media numër një e SHBA-së dhe e botës, shkruan A2 CNN.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shkatërruar procesin zgjedhor të 11 majit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ramaduro! Ramaduro.
Çfarë komenti tjetër do?
Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro.
E kupton vetë!
Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.
Po për kë bien këto kambana?
A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.
A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.
Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti.
Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.
Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme.
Kjo është arsyeja.
Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku. (A2 Televizion)