Kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili denoncoi se po i hiqen vota qëllimisht, edhe përse vullneti i votuesve sipas tij është shprehur qartazi.
Alimehmeti bie dakord me socialistin për këtë rast dhe kërkon nga KAS që të mbajë përgjegjësi për këto vota që njëherë janë numëruar si të vlefshme dhe tashmë në procesin e rinumërimit nuk i konsideron.
“Në radhë të parë ky është një fenomen që e kemi parë shumë në fletët e votimit. Kjo është shprehje e vullnetit të votuesit. Pastaj e ka të vlefshme apo jo KQZ është çështje teknike. Votuesi është shprehur te mbiemri dhe nuk ka asnjë cudi që 1 në 200 veta ka votuar te mbiemri. Pastaj e numëron KQZ apo jo, i takon asaj. Por e numëron njëherë dhe pastaj jo, edhe këtë duhet ta shpjegojë.
KAS ka vendosur që të gjitha këto të mos i numërojnë. Braçe këtu ka të drejtë. Këto nuk janë të shtuara. Ata nuk e quajnë të vlefshme, por kjo është shprehje vullneti. Nuk mund t’i ngatërrosh këto me vota të vjedhura”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)