"S'ka trafikim masiv votash", Braho: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 12:45 | Politikë

"S'ka trafikim masiv votash", Braho: Po tentohet të

Procesi i rinumërimit po tregon se nuk ka pasur trafikim masiv votash, deklaroi Ledio Braho, anëtar i Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së.

Kur u kuptua se nuk mund të bëhet pis i numërimit fillestar, deklaroi ai, po tentohet të bëhet e njëjta gjë me rinumërimin, duke iu referuar ankesave të kandidatëve të ndryshëm. 

“Vihet re se nga postimet bëhet fjalë për bishta kryqesh çka tregon se ka të bëjë me interpretim votash dhe jo trafikim votash. Tani nuk mund ta bëjë pis procesin e rinumërimit. Kemi vënë re disa raste, momenti i hedhjes në sistem mund të sjellë ngatërrim votash. Kjo për mua në rastin më të mirë është gabim njerëzor”, tha Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos