Berisha u tregon videot e zgjedhjeve përfaqësuesve të PPE-së në Këshillin e Europës

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 13:27 | Politikë

Sali Berisha tha se u treguar deputetëve të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës video nga zgjedhjet e 11 majit, ku sipas tij faktohet ajo që PD e quan “masakra elektorale”. “Beteja po vazhdon në Strasburg. Por kësaj radhe vazhdon në asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, sesionit të saj. Dua të theksoj se si Parlamenti Europian ashtu dhe Këshilli Europës, patën si vëzhgues në këto zgjedhje, delegacionet më të mëdha që ata kanë dërguar ndonjëherë në Shqipëri. Sot në Këshillin e Europës do të paraqitet nga kryetari i delegacionit të Këshillit Europës, që vëzhgoi zgjedhjet, raporti i parlamentarëve Europianë, anëtarë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Simone Billi”, tha Berisha, raporton A2 CNN.

“Ky raport është diskutuar sot në grupet parlamentare dhe do të diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare. Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabeve të 30 viteve më parë.

Edhe njëherë e them, pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin shokuese për audiencën. Tani zhvillohet debati, në të cilat zgjedhjet janë, zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me zgjedhje me standardet Europiane, siç konstaton vetë delegacioni dhe rreshton aty një listë të gjerë problemesh themelore, manipulimesh, mashtrimesh, blerje vote, por komentet dëshiroj ti bëj pasi raporti të miratohet në asamblenë parlamentare”.

Berisha publikoi edhe një video nga një qendër votimi, ku duket një person me një bexh në qafë, që voton e më pas e nxjerr fletën e votimit nga kutia.

“Tani, imagjinoni pak kjo, është farsa. Janë me titra, flet vetë, komisioner ai po voton. Krimineli elektoral me uniformë komisioneri e nxjerr prapë votën. Nuk ndalet, prapë votë. Komisineri kontrollon fletën e votimit, para se ai ta hedhë në kutinë e votimit. Një person merr 4 fletë votimi. E patë. Përsëri. Ky është fytyra e votimit.  Aty rri dhe i udhëzon, komisonerja. Gjatë ditës komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve. Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri.

Komisioneri në dhomë të fshehtë duke orientuar. Këto i keni parë ju, por i pa dhe Europa”, tha Berisha. “E quajta të domosdoshme të njoh shqiptarët me përpjekjen e jashtëzakonshme që ne po bëjmë për të dëshmuar atyre dhe botës, farsën e turpshme të 11 majit të narkokryeministrit, apo narkodiktatorit Edi Rama dhe shtetit të tij të drogës, narkoshtetit të tij.  Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Por sido qoftë ne e bëjmë këtë si detyrim. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre. Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar. Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do ti pranojë këto zgjedhje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos