Berisha uron SHBA-në në ditën e Pavarësisë: Kremton këtë përvjetor pas fitores epike ndaj Ajatollahëve

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 13:03 | Politikë

Berisha uron SHBA-në në ditën e Pavarësisë: Kremton

Sali Berisha e ka nisur konferencën e sotme me gazetarët me një urim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë së tyre. Kreu i selisë blu tha se SHBA e kremton këtë ditë pas fitores epike nda Ajetollahëve.

“Së pari, do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve tjera në tërësi, dhe lirinë e kombit shqiptar në veçanti. Pra, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.

SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajetollahëve. Fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri, pas rënies në gjysmështizë në Kabul. Dhe, kjo kishte një vlerë shumë të madhe. Ishte një këputje e nyjës gordiane.

Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndienja pro-obskurantizmit. Një armë bërthamore në duart e Ajetollahëve do të ishte një rrezik madhor për të gjithë Lindjen e Mesme, dhe për të gjitha vendet e tjera”, tha Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos