Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Ermal Dredha.
Burime për A2 CNN nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.
A2 CNN ka zbardhur emrat e 21 drejtorëve të Bashkisë së Vlorës që kanë dhënë dorëheqjen pas takimit të kryeministrit Rama.
Drejtorët e Bashkisë që kanë dhënë dorëheqjen në Vlorë
1-Zambak Selmanaj drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor Përgjithshëm Juridik
4- Kozma Mali drejtor i Financave
5- Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena drejtore e Turizmit
7-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit
9-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit
10-Anila Hitaj drejtor e Shtëpisë së Foshnjës
11-Irena Stasa drejtore e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë
12-Elida Grabova drejtor e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore
13-Lorela Ballaj drejtore e Shtëpisë se Fëmijëve me Aftësi te Veçanta
14-Sokol Kananaj Drejtor i Tatimeve pranë Bashkisë
15-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile
16-Sokol Toto drejtor Teatri P. Marko
17-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja drejtore e Burimeve Njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr drejtor i IMT
20-Emiljano Ismaili i dorëhequr drejtor i Policisë Bashkiake
21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit (A2 Televizion)