Kurti: Numri i ushtarëve të Kosovës ka shënuar rritje prej 123%

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 19:24 | Aktualitet

Kurti: Numri i ushtarëve të Kosovës ka shënuar rritje prej

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas investimeve në armatim, është shënuar rritje prej 123% të numrit të ushtarëve gjatë katër viteve të fundit.

Kurti këto komente i bërë gjatë takimit me deputetët britanikë, Martin Vickers dhe Paul Foster.

Ata kanë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe atë në fushën e mbrojtjes.

Nga ana e kryeministrit Kurti, u veçua mikpritja dhe pjesëmarrja e Kosovës në ushtrimet ndërkombëtare të Defender Europe 2025. Ai theksoi investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit – duke shënuar rritje prej 123% të numrit të ushtarëve gjatë katër viteve të fundit krahas investimeve në armatim– si dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit në industrinë ushtarake si një fushë e re dhe me potencial për partneritetin Kosovë–Mbretëri e Bashkuar.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti foli për sektorët strategjikë të ekonomisë, me fokus të veçantë në projektet e infrastrukturës hekurudhore dhe sektorin e teknologjisë, si fusha me potencial të lartë për investime dhe bashkëpunim.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, samiti i radhës i së cilit do të mbahet pikërisht në Londër, si dhe rëndësia e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në NATO, si një hap kyç për sigurinë afatgjatë dhe stabilitetin rajonal.

Deputetët britanikë vlerësuan progresin e Kosovës dhe shprehën përkushtimin e tyre dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe zhvillimit demokratik. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithëpartiake të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos