“3 milionë shtetas në 5 muaj”, Rama: Dogana Morinë-Vërmicë, shembulli më i mirë i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 10:39 | Politikë

“3 milionë shtetas në 5 muaj”, Rama: Dogana

“Dogana Morinë – Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës”. Kështu është shprehur kryeminsitri edi rama në një postim në rrjetet sociale, sipas të cilit, është lehtësuar ndjeshëm qarkullimi i udhëtarëve dhe reduktuar koha e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Vizita e përbashkët e dy ministrave të Financave atij të Shqipërisë Petrit Malaj dhe të Kosovës Hekuran Murati, sipas kreut të qeverisë konfirmon angazhimin për rritjen e cilësisë së shërbimit.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”.

Gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete, shprehet Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos