E quajti kriminel elektoral, Manja i përgjigjet Bardhit: Në ndërgjegjen time nuk ka jetë njerëzish e gjak shqiptarësh

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 13:15 | Politikë

E quajti kriminel elektoral, Manja i përgjigjet Bardhit: Në

“Dosja 184 është në duart e drejtësisë, e ka dhënë verdiktin drejtësia, por një gjë është e vërtetë si drita e diellit, që në xhaketën time e ndërgjegjen morale, sa të jem në politikë e në botën e të gjallëve, nuk do rëndoj në jetën e njerëzve dhe as në gjak shqiptarësh”. Kështu iu përgjigj ministri Ulsi Manja, kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili e cilësoi atë kriminel elektoral, duke iu referuar dosjes së Dibrës 184.

“Ndërsa për atë fjalën që përdore këtu; kriminel elektoral e që nuk di as shkrim as këndim, nuk jemi për t’i treguar kush jam unë e kush je ti, por bëj pjesë në atë gjeneratë të studentëve të fakultetit të drejtësisë ‘92-‘96 me të gjitha 10.”

Manja sqaroi më tej se prej 12 vjetësh në sallën e parlamentit nuk ka fyer askënd dhe aq më tepër t’i hyjë në shtëpi apo familje ndokujt.

“E dalë nga konteksti: Mos i merrni shqiptarët për budallenj, në këtë sallë është përdorur për dhjetëra herë me radhe, por nëse është kuptuar që demokratët që të marrin për mbrapa  janë budallenj sigurisht që Ulsi Manja nuk bën pjesë tek ata njerëz që ka fyer në parlament njeri dhe nëse është kuptuar kështu jashtë kësaj salle patjetër që kërkoj falje, sepse kam 12 vjet në këtë sallë dhe nuk di njëherë që të kem fyer një koleg në këtë sallë  e jo më t’i kem hyrë te pragu i shtëpisë e familjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos