Berisha voton në Primaret e PD, zbulohet numri i anëtarëve që kanë marrë pjesë në proces

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 14:19 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike ka votuar ditën e sotme në Primare, në selinë qendrore të PD-së. Berisha ka vlerësuar pozitivisht procesin, si një mekanizëm demokratik dhe me perspektivë.

“Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë.

Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.

E kasha shumë të vështirë të bëja zgjedhjen sot, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin”, tha Berisha pas votimit.

Ndërkohë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD ka bërë të ditur se në total deri në orën 12:00 kanë marrë pjesë në procesin e primareve rreth 19 mijë anëtarë për të votuar, numër të cilin e ndan edhe sipas qarqeve përkatëse.

Kujtojmë se nga Primaret në PD do të dalin emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN.

Njoftimi:

KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE PRANË PD

NJOFTON:

Procesi i Pimareve 2025 për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Procesi i hapjes së votimit ka qenë i qetë dhe a probleme.

Deri në orën 12.00 kanë votua:

Berisha voton në Primaret e PD, zbulohet numri i anëtarëve

Pjesëmarrja dhe interesi është shumë I madh, që shpreh interesin e madh të anëtarëve të PD për të përzgjedhur përfaqësuesit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Procesi po vazhdon me ritme ta larta dhe në disa qendra votimit ka shumë fluks (Shkodër, Kurbin, Lezhë etj).

KOKOE po e ndjek nga afër procesin për të dhënë zgjidhje cdo problematike apo shqetësimi.

KOKOE I bën thirrje të gjithë anëtarëve të PD me të drejtë vote të dalin e të votojnë sepse sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm për PD por për të gjithë Shqiptarët.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos