Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në gjithë Shqipërinë! Detajet

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 09:23 | Politikë

Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Në garë janë 289 kanditatë të cilët luftojnë për gati 20 vende në listat e mbyllura dhe gjithë pjesa tjetër do të renditen në pjesën e hapur të saj, shkruan A2 CNN.

Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në

Gara më e fortë pritet të jetë në qarkun e Tiranës, ku garojnë 80 emra, ndërkohë në qarkun Gjirokastër lufta bëhet për një vend në listë të hapur.

Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në

Qarqet dhe numri i kandidatëve:

Qarku Tiranë 83 kandidatë

Qarku Durrës 37 kandidatë

Qarku Vlorë 13 kandidatë

Qarku Fier 22 kandidate

Qarku Shkodër 31 kandidatë

Qarku Lezhë 19 kandidatë

Qarku Korce 19 kandidatë

Qarku Gjirokastër 9 kandidatë

Qarku Kukes 11 kandidatë

Qarku Elbasan 22 kandidatë

Qarku Dibër 13 kandidatë

Qarku Berat 10 kandidatë

Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në

Lista e kandidatëve u hartua nga Kryesia e Partisë Demokratike pas propozimeve dhe vetëpropozimeve të zyrtarëve të partisë.

Të përjashtuar nga kjo garë janë 13 drejtuesit e qarqeve, kryetari, sekretari i përgjithshëm, kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetarja e forumit të gruar dhe kreu i Forumit Rinor.

Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në

Votimet nisin në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 18:00, ku një anëtar ka të drejtë të votojë vetëm për një kandidat. Qendra votimi janë ngritur në te gjitha degët e vendit në gati 80 të tilla, ku procesi do të monitorohet në çdo qark nga drejtuesi i saj.

Në një deklaratë për A2 CNN drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazmend Bardhi, e ka vlerësuar pozitivisht procesin dhe pjesëmarrjen masive të anëtarëve të PD në votim, teksa u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve në të gjitha pikat e votimit në Qarkun e Fierit që ende nuk kanë votuar, të bëhen pjesë në këtë proces të rëndësishëm të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos