“Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?!”- Rama: Berisha nuk është as sorkadhe që t’ia merrte mendjen Sorosit

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 12:44 | Politikë

“Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?!”-

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është normale të mendohet se Reformën në Drejtësi në Shqipëri e bëri miliarderi Xhorxh Soros.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 e 10 në kryeqytet, pas deklaratave të një gazetari në Kongresin Amerikan, i cili tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri u projektua nga Soros e USAID dhe përmes saj u godit politikisht kreu i opozitës në Shqipëri, shkruan A2 CNN.

Rama me ironi tha se s’mund të ndodhte që një miliarder nga më të mëdhenjtë në botë t’i kushtonte jetën e tij kapjes së bufit të kënetës (siç e cilëson ai Berishën).

Ai me ironi vijoi të thoshte se Berisha nuk është as ndonjë sorkadhe, që të mund t’i merrte mendjen Sorosit.

“Thonë e bëri Sorosi reformën në drejtësi. E futi në burg Sorosi kreun e opozitës. Një miliarder nga më të mëdhenjtë të botës i kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan hajde de”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos