Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit, deklaroi se "siguria nuk është një çështje që i përket vetëm policisë, por një sërë institucionesh".
“I vetmi shtet i qëndrueshëm është ai ku qytetarët janë të barabartë para ligjit. Kurrë më shumë se sot Shqipëria nuk ka qenë ë mobilizuar për të arritur nivelin e barazisë para ligjit, që është konfirmuar si fakt i pamohueshëm nga çelja e negociatave me BE, të cilat nuk janë dhuratë dhe as vendimmarrje thjeshtë politike, por konstatim i progresit të bërë në radhë të parë në rritjen e nivelit të barazinë para ligjit. Nga ana tjetër na vendos përballë sfidës s rritjes së vazhdueshme të nivelit të barazisë që rrit qëndrueshmërinë e lirive individuale dhe sundimit të ligjit. Sot erdha këtu sepse Këshilli kombëtar i sigurisë në komunitet meriton vlerësimin se siguria nuk është atribut vetëm i politesë por bashkisë, shëndetësisë dhe vetë qytetarëve. Duke nisur në radhë të parë nga çdo prind e madje qytetarët janë baza e sigurisë. Këshilli është një organizëm i krijuar rishtazi, fundvitin e shkuar me vendim të posaçëm të qeveris si strukturë me objektiva e pritshmëri me koordinimin e qeverisjes lokale dhe qendrore”, deklaroi kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)