Shkodra është zgjuar e qetë mëngjesin e kësaj të diele ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare sikurse në të gjithë vendin. Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raportoi nga gjimnazi “28 Nëntori” i këtij qyteti ku janë dy qendra votimi. Sipas tij procesi i votimit ka nisur normalisht.
Beteja në Shkodër zhvillohet për 11 mandate në 405 qendra votimi. Në të 5 bashkitë e qarkut; Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë-Arrëzi janë më shumë se 260 mijë votues në dhe 17 mijë votues nga diaspora.
Në zgjedhjet e vitit 2021 torta elektorale e Shkodrës u nda mes 6 mandatave të koalicionit opozitar të kohës; 5 nën siglën e PD, 1 LSI edhe PS me 3 kandidatë dhe PSD me 2 kandidatë.
Ndërkohë që beteja elektorale e 2025 vjen në balanca të prishura politike, ndërsa Tom Doshi mbetet faktor i rëndësishëm në qark.
“Në këto zgjedhje deputeti Agron Çela pati një qasje ndaj PS dhe pse nuk u bë pjesë e grupit PS. Në këto zgjedhje kjo materializohet me kandidimin e vajzës së tij. E majta do të përpiqet të shtojë karriget në kuvend. Partia e PSD e Tom Doshit mbetet faktor i rëndësishëm në këtë qark për shkak të ndikimit që ka Doshi dhe forca e tij politike”, raportoi gazetari i A2 CNN.
(A2 Televizion)