Mungojnë komisionerët, nuk ka nisur ende procesi i votimit në disa qendra në Ersekë

Nga Artin Halili
11 Maj 2025, 07:28 | Politikë

Mungojnë komisionerët, nuk ka nisur ende procesi i votimit në

Në disa qendra votimi në Ersekë nuk ka nisur ende votimi pasi ende nuk janë paraqitur komisionerët e PD. A2 CNN mëson se priten udhëzime nga KQZ.

Ndërkohë, të gjitha qendrat janë hapur në Pogradec, ndërsa ka problematika me gjetjen e procesverbaleve në disa qendra votimi.

Edhe në Qarkun e Vlorës në disa qendra votimi ka vonesa. Procesi pritet të nis më 07:30 për shkak se anëtarët e komisioneve ende nuk i kanë bërë qendrat e votimit gati për shkak se materialet zgjedhore kanë mbërritur vonë mbrëmjen e djeshme duke mos i bërë dot gati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos