Ka nisur procesi i votimit edhe në qarkun e Kukësit. Ashtu sikurse në të gjitha 139 qendrat e votimit në të tre bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, edhe në pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Kukësit gjithçka ka nisur në kohë.
Të drejtë vote në këtë qark kanë mbi 80,800 qytetarë. Nga diaspora janë regjistruar për te votuar rreth 3,900 votues.
Në Pallatin e Kulturës ku janë dy qendra votimi kanë hedhur votën votuesit e parë. Nga ky qark do të jenë tre deputetë gjithsej. Aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka pasur raportime për ndonjë incident. (A2 Televizion)