Lezhë, qendrat e votimit hapen me vonesë për arsye procedurale

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 07:28 | Politikë

Lezhë, qendrat e votimit hapen me vonesë për arsye procedurale

Hidhet vota e parë në qendrën e votimit 737, në shkollën “Besëlidhja” të Lezhës.

Qendrat e votimit janë hapur me vonesë për arsye procedurale, shkruan A2.

Deri tani, pak interesim nga qytetarët për të votuar që në hapje.

Shqipëria mban sot zgjedhjet parlamentare, të 11-at pas ardhjes së demokracisë. Votimi nis në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Mbi 3.7 milionë (3,713,761) qytetarë me të drejtë vote brenda dhe jashtë Shqipërisë do të ushtrojnë të drejtën e votimit në zgjedhjen e përfaqësuesve në parlament, si dhe për drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme.

Mbi 114 mijë (114,642) qytetarë do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, ndërsa për herë të parë në Shqipëri voton edhe diaspora, një proces që do të realizohet përmes postës. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.

Në këto zgjedhje garojnë 2046 kandidatë për vetëm 140 vende në parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos