
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me tensione dhe debate. Shtyrja e fillimit të mbledhjes me 45 minuta nga kryetarja e këshillit, nuk ka qënë arsyeja e vetme e debatit.
Demokratët kërkuan sqarime se kush e qeveris bashkinë më të madhe të vendit pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn.
Dorian Teliti, kryetari i grupit demokrat ka ironizuar sjelljen e socialistëve ndaj Erion Veliajt që sipas tij fillimisht miratuan shkarkimin e menjëhershëm dhe 2 muaj më pas firmosen kërkesën për ta patur atë si kryetar në këshill.
Anëtarët demokratë akuzuan kryetaren e këshillit bashkiak për shkelje te rregullores dhe rendit të ditës.
Në pikat e rendit të ditës këshilli bashkiak miratoi bonuset e qirave për banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti, shtimin e dy linjave urbane ne kryeqytet atë të zonës së “5 Majit” dhe Laprakës si dhe projekte të tjera. (A2 Televizion)
