Pas akuzave për dhunë, Xhelal Mziu i hipën kalit 'të fitores': Derë më derë si në kohën e Skënderbeut!

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 20:17 | Politikë

Pas akuzave për dhunë, Xhelal Mziu i hipën kalit 'të

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Dibër, Xhelal Mziu, është shfaqur ditën e sotme sipër kalit, teksa vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, Mziu shfaqet me bluzën me numrin 1 të PD-së, teksa ngre 2 gishtat lart, në momentin që është sipër kalit, shkruan A2 CNN.

“Në kërkim të çdo vote, derë më derë si në kohën e Skënderbeut”, ka shkruar Mziu në faqen e tij në Facebook krahas videos, shkruan A2 CNN.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Kujtojmë se ditën e sotme Xhelal Mziu dhe nipi i tij Elson Mziu, janë përfshirë në një incident, ku sipas Policisë ata kanë dhunuar me grushta një person.

Sipas policisë, xhaxha e nip kanë dhunuar mesditën e së enjtes pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, 33-vjeçarin Kalosh Murra. Incidenti ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, shkruan A2 CNN.

Mësohet se 33-vjeçari është punonjës në këtë njësi administrative, përgjegjës në sektorin e ndarjes së ndihmës ekonomike. Vetë Kaloshi ka pohuar në polici se nuk ka dijeni përse ndodhi incidenti.

Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dijë se kishin marrë informacione se disa qytetarë u kishin thënë përfaqësuesve të PD se nuk mund të dilnin në miting nga frika se mos i shihte ndokush dhe u hiqnin përkrahjen sociale.

Deputeti demokrat në një reagim në rrjetine tij social Facebook mohoi më herët përfshirjen në ndonjë incident, duke e cilësuar ngjarjen si një inskenim të organizuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

“Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike. Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë”, tha Mziu.

Mziu thotë se për këtë incident policia nuk mori asnjë masë, ndërsa i kërkon SPAK që të nisë hetimet dhe të marrë në dorëzim pamjet filmike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos