Burrë, grua apo gjini e shumëfishtë? Berisha flet për orientimin seksual të ambasadorit të BE, reagon Balla

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 16:25 | Politikë

Më shumë se sa përplasje ideologjike, debati ndërmjet demokratëve dhe socialistëve në sallën e parlamentit për projektligjin për barazinë gjinore ishte një mundësi më shumë për të krijuar kapital politik.

Demokratët marshuan drejt parlamentit me spilat “pro familjes” ndërsa socialistët i prisnin brenda në sallë për të filluar debatin. 

Në foltoren e Kuvendit, Sali Berisha dhe Taulant Balla u bënë flamurtarë të debatit parlamentar.

Kryedemokrati ishte i pari që kundërshtoi aktin duke e cilësuar minim të familjes shqiptare, ndërsa mes personave që përmendi ishte edhe kreu i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato. 

“Një gazetar më tha se Ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I  kërkojë të nderuarit ambassdor, ku shkruhet në dokumentet e BE përkatësi e shumëfishtë gjinore apo gjini me gjini të shumtë?”, tha Berisha.

Për ambasadorin Berish afoli edhe në oborr, duke u ndalur te orientimi i tij seksual.

Kjo ndasi për këtë akt krijohet nga nocioni i identitetit të shumëfishtë, ku për demokratët lexohet si gjini e shumëfishtë, ndërsa për socialistët si status shoqëror i shumëfishtë. 

“Kur unë jam një vajzë e dhunuar, jam një vajzë e abuzuar seksualisht, jam një vajzë që jetojë në një lagje periferike, dhe përkatësia e shumëfishtë është se mua më kanë rënë mbi supe të gjithë këto halle”, deklaroi Balla.

Shprehja e Berishës “të bashkuar në diversitet”, që përdor gjerësisht në zhvillimet politike, duket se nuk vlen në rastin e këtij projektligji, i cili për demokratët është i sponsorizuar nga politikat e George Soros. Një arsye e mjaftueshme për të thirrur demokratët në protestë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos