Certifikohen rezultatet, Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqet e para

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 15:15 | Politikë

Certifikohen rezultatet, Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqet e

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar kërkesën e koalicionit të Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpërndarë mandatet për 4 qarqet e para.

Kështu, 24 deputetët e parë në qarqet, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë tashmë janë një hap më pranë Parlamentit. Në qarqet Lezhë dhe Kukës, Partia Demokratike ka rezultuar fituese ku ka përkatësisht 4 dhe 2 deputetë, ndërkohë në Korçë dhe Gjirokastër fituese rezulton PS, me 6 dhe 3 deputetë.

Nga ana tjetër rezultati në qarkun Elbasan nuk është certifikuar ende, pasi çështja është në KAS, ndërsa qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës presin rinumërimin e votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos