Opozitarët kanë tre emra në tryezën e negociatave. Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj janë kandidatët e mundshëm që po konsiderohen për Bashkinë Tiranë.
Takimi dypalësh mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Mundësia rezultoi i frytshëm. Në bisedën informale të zhvilluar në një ambient privat në Tiranë, demokratët kanë rënë dakord për profilin që duhet të ketë kandidati, duke pranuar që të jetë jashtë radhëve të partive.
Pavarësisht krijimit të profilit të kandidatit dhe tre emrave në tavolinë, demokratët do të vijojnë që të takojnë edhe forcat e tjera opozitare.
Negociatat janë zhvilluar edhe me aleatët historikë dhe pritet që të deri në fund të javës të prezantohet kandidati që do të jetë përballë Ogerta Manastirliut. (A2 Televizion)