Praktikë e paguar për studentet, qeveria firmos me Politeknikun, Rama: Sytë nga inteligjenca artificiale

Nga Fjorela Beleshi
1 Tetor 2025, 14:16 | Politikë

Studentet vajza të Universitetit Politeknik do të kenë mundësi që gjatë praktikës së punës edhe të paguhen. Ministrja e Infrastrukturës dhe Universiteti firmosën marrëveshjen për programin dhe përgatitjen profesionale të studentëve, një projekt i mbështetur nga Banka Botërore.

Kryeministri Rama premtoi se nuk do të mungojë mbështetja, sidomos për ato institucione arsimore që do të angazhohen në përdorimin e inteligjencës artificiale.

Edhe pse nga ky projekt përfitojnë studentet vajza, shefi i qeverisë u kërkoi djemve që ta shohin këtë si një sfidë për të rritur ambiciet e tyre, shkruan A2 CNN.

Numri dy i qeverisë u bëri thirrje të gjitha palëve që të aplikojnë në çdo thirrje publike nga sektorët që përfshihen në dikasterin që ajo drejton.

Përpos angazhimit për teknologjinë, qeveria u kërkoi universiteteve në vend që të hapen përtej kufijve të Shqipërisë, për të sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare në metodat për studentët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos