Dalin pamjet, LaCivita ‘zbarkon’ në Tiranë për hapjen e fushatës së opozitës

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 16:48 | Politikë

Dalin pamjet, LaCivita ‘zbarkon’ në Tiranë për hapjen

Kryestrategu amerikan i Partisë Demokratike, Chriss LaCivita, ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku do të jetë krah kryedemokratit Sali Berisha në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

A2 CNN ka siguruar pamjet ku ai shfaqet krah ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një nga zonat në qendër të kryeqytetit.

LaCivita ka paralajmëruar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, se duhet t’i trembet ardhjes së tij për të qenë në fushatë krah PD-së.

Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.

Ndërkohë një ditë pas hapjes së fushatës në 12 prill, demokratët do të bëjnë prezantimin edhe të të gjithë programit elektoral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos