Dekriminalizimi, KQZ dërgon për hetim kryebashiakun socialist Leondard Hide

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 16:29 | Politikë

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve do të kërkojë nga Prokuroria e Përgjithshme verifikim të thelluar për kryetarin e Bashkisë Libohovë, Leonard Hide.

 Kryebashkiaku socialist dyshohet se nuk ka kryer deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimit. Sipas KQZ, për Hiden është kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe rezulton se kandidati në fjalë nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë.

Pavarësisht këtyre të dhënave, Partia Demokratike ka informuar KQZ-në se Leonard Hide është hetuar nga SPAK dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme. Referuar këtyre të dhënave, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi çmoi se është e nevojshme marrja e informacioneve shtesë në lidhje me faktet dhe rrethanat e parashtruara dhe dosja e tij do të përcillet pranë Prokurorisë së Përgjithshme për hetime më të thelluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos